Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ia bën “bum” në merkato, gati firma me ish-kampionin e Tiranës

Shkruar nga Nikoll Rajta
EKSKLUZIVE/ Skënderbeu ia bën “bum” në merkato, gati
Vesel Limaj, Ennur Totre dhe Taulant Seferi

Ennur Totre është shumë pranë kalimit te Skënderbeu. Burime për “Newsport.al” raportojnë se mesfushori 29-vjeçar pritet të vazhdojë karrierën me korçarët, edhe pse asgjë ende s'është kryer përfundimisht.

Kujtojmë se Totre ka një të shkuar në Superiore me Tiranën, me të cilët fitoi edhe titullin kampion në sezonin 2021/2022. Tetovari ishte pa ekip që prej largimit nga Gjilani, me Skënderbeun që përfitoi.

29-vjeçari e ka nisur karrierën e tij me Shkëndijën e Tetovës, për të luajtur më pas në Ukrainë me Vorskla Poltava. Më vonë, Totre është aktivizuar për ekipe si Sakaryaspor dhe Gjilani.

Poll

Lexo gjithashtu