Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Qëndrim në Superiore apo "shtegtim" larg Shqipërisë?! Lojtari 450 mijë eurosh i Elbasanit "përgatit" hapin final

Shkruar nga NEWSPORT
Qëndrim në Superiore apo "shtegtim" larg
Elbasani

Martin Janacek është kthyer në një “çështje” për t’u zgjidhur te Elbasani, pasi portieri ende nuk ka vendosur se çfarë rruge do të ndjekë, nëse do të vazhdojë “martesën” me nënkampionët” apo do të firmosë largimin.

Newsport mëson nga burimet për mediat se çeku është në dilema sa i takon qëndrimit që do të mbajë, pasi për të ka shumë interesime, të cilat vijnë kryesisht nga jashtë Shqipërisë dhe kjo e tundon portierin t’i mendojë dy herë hapat që do të hedhë për të ardhmen.

Në Superiore, krahas ofertës për rinovim që mbetet në tryezë nga ana e verdhebluve, për Janacek ekziston edhe “pista” e Teutës. Me emërimin e trajnerit Edlir Tetova, pasuar me afrime të rëndësishme në reparte të caktuara, durrsakët po vazhdojnë me krijimin e një skuadre të konkurrueshme për sezonin e ri dhe porta mbetet një enigmë për t’u zgjidhur.

E gjithë kjo dilemë për 25-vjeçarin që vlen plot 450 mijë euro sipas “Transfermarkt” do të marrë drejtimin final në momentin që oferta kënaq, jo vetëm aspektin financiar por edhe planin sportiv.

Poll

Lexo gjithashtu