Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Elbasani pa "frena" në merkato, afron edhe ish-sulmuesin "bomber" të Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Elbasani pa "frena" në merkato, afron edhe ish-sulmuesin
Rubin Hebaj - Jasir Asani

Elbasani ka prezantuar afrimin e dytë në këtë merkato. Këtë herë, verdheblutë kanë njoftuar zyrtarizimin e Rubin Hebajt, përmes një postimi në rrjetet sociale. 

Sulmuesi 27-vjeçar rikthehet kështu në Superiore me një aventurë të re duke veshur fanellën e nënkampionëve. Në sezonin e fundit që lamë pas, Hebaj ishte pjesë e Premier League-s në Kazakistan, ku në 10 ndeshje të zhvilluara gjithsej ka shënuar vetëm 2 gola si dhe ka kontribuar me 1 asist.

Shkodrani më herët ka spikatur te klubi i Vllaznisë, ndërsa ka veshur edhe fanellën e klubeve të mëdha në kampionatin shqiptar si Teuta, Partizani, si dhe me Shkëndijën në kampionatin maqedonas. Po ashtu, Hebaj ka dhe eksperienca ndërkombëtare me NK Domzale në Slloveni, FC Andijon në Uzbekistan dhe së fundmi në Tobol Kostanay. 

Poll

Lexo gjithashtu