Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Ish-sulmuesi i Flamurtarit i "prin" lojtarëve më të shtrenjtë të Superiores, e ndjek mesfushori i kampionëve! Bie ylli i Vllaznisë dhe ai i Tiranës (SHIFRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-sulmuesi i Flamurtarit i "prin" lojtarëve më të
Superiore

Me përfundimin e një sezoni tejet emocionues në “Abissnet Superiore” që pa në fund Egnatian si fituesen e kampionatit, faqja e njohur ndërkombëtarisht, "Transfermarkt", e cila merret me përditësimin e të dhënave sa i takon vlerave në kohë reale të futbollistëve, ka përpiluar një listë të fundit të lojtarëve që mbyllën këtë edicion në futbollin shqiptar.

Në kryeradhë qëndron Erald Maksuti, ish-sulmuesi i Flamurtarit i cili u shit në kampionatin rus te skuadra e Akhmat Groznyt. Në këto momente që flasim, vlera e tij ka kapur shifrën “stratosferike” prej 700 mijë euro, një rritje tejet galopante.

Pas tij vijnë Fernando Medeiros i Egnatias me 600 mijë euro dhe në top 3-she, mesfushori i Vllaznisë Sherif Kallaku. Ky i fundit ka pësuar një rënie prej 150 mijë eurosh dhe kartoni i tij tashmë kushton 550 mijë euro.

Rritje të vlerës kanë marrë dhe Redon Xhixha i Tiranës (400 mijë), Pano Qirko i Partizanit (e njëjta vlerë), dyshja e Elbasanit Karim Loukili dhe Xhonatan Lajthia (të dy bashkë 375 mijë).

Sakaq, rënie të lirë kanë pësuar futbollistët si Freddy Alvarez i Tiranës (500 mijë), Bernard Berisha i Dinamos (200 mijë), Arbenit Xhemajli i Egnatias (450 mijë) dhe Robert Muric i Bylisit (150 mijë).

Poll

Lexo gjithashtu