Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Teuta nis rindërtimin, klubi durrsak u “vjedh” drejtorin rivalëve të Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Teuta nis rindërtimin, klubi durrsak u “vjedh”
Teuta

Mino Manoku është Drejtori i ri i Skautizmit te klubi i Teutës. Manoku ka vendosur të mbyllë aventurën e tij me Elbasanin ku mbante të njëjtin rol, për të nisur një të re me rivalët e “verdhebluve”.

“Me përvojën dhe njohuritë e tij në fushën e identifikimit dhe zhvillimit të talenteve, Mino do të jetë një pjesë e rëndësishme e projektit sportiv të klubit, duke kontribuar në forcimin e strukturës dhe vizionit afatgjatë të Teutës”, shkruan ndër të tjera klubi durrsak.

Pas zyrtarizimit të Edlir Tetovës si trajner, Teuta ka nisur ndryshimet edhe në rang drejtorësh. Në prag të merkatos, klubi durrsak kërkon të ketë “krerët” e duhur për të rindërtuar skuadrën e sezonit të ardhshëm.

Poll

Lexo gjithashtu