Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Fituesit nga U-13 deri në U-16 për vajza, nuk munguan as ceremonitë e ndarjes së medaljeve dhe kupave

Shkruar nga NEWSPORT
Fituesit nga U-13 deri në U-16 për vajza, nuk munguan as
Kategoria e Dytë Vajza U-16

Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë organizoi finalen e kampionatit “Kategoria e Dytë Vajza U-16” për sezonin 2025/26, si edhe ceremoninë përmbyllëse të aktiviteteve të futbollit të vajzave për kategoritë U-13 dhe U-16.

Në finalen e zhvilluar dje, AF Dajti triumfoi me rezultatin 1-0 ndaj FC Alpha 2024, duke u shpallur kampione e Kategorisë së Dytë për vajza U-16 në rajonin e Tiranës.

Pas përfundimit të ndeshjes u zhvillua ceremonia e ndarjes së medaljeve dhe kupave për ekipet finaliste dhe kampionet. Trofetë dhe medaljet u dorëzuan nga Sekretari i Përgjithshëm i SHRF Tiranë, Ardian Haçi, i cili përgëzoi futbollistet dhe stafet teknike për paraqitjet dhe angazhimin e treguar gjatë sezonit.

Gjatë ceremonisë u vlerësuan gjithashtu edhe individët më të spikatur të kampionateve, me çmime për portieret dhe golashënueset më të mira të kategorive U-13 dhe U-16.

Në aktivitet morën pjesë edhe ekipet e kategorisë U-13, ku EMV Rinia u vlerësua si ekipi kampion i sezonit. Në kuadër të ceremonisë përmbyllëse, të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në kategoritë U-13 dhe U-16 morën certifikata pjesëmarrjeje për futbollistet dhe trajnerët e tyre.

Përmes organizimit të këtyre aktiviteteve, SHRF Tiranë dhe FSHF vijojnë të mbështesin zhvillimin e futbollit të vajzave, duke krijuar më shumë mundësi për aktivizimin dhe promovimin e talenteve të reja në të gjitha grupmoshat.

Poll

Lexo gjithashtu