Berat Gjimshiti - Raffaele Palladino
Raffaele Palladino nuk është më trajneri i Atalantës. Njoftimi është dhënë nga vetë klubi italian përmes një komunikate në faqen e tyre zyrtare, ku shprehin se bashkëpunimit me italianin i ka ardhur fundi.
Në këtë mënyrë, bergamaskët i hapin rrugë emërimit të Maurizio Sarrit i cili do të zyrtarizohet në stolin e skuadrës në ditët në vijim.
Kështu, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe njëkohësisht kapiteni i ekipit, Berat Gjimshiti do të drejtohet nga një trajner i ri në pankinë, duke filluar prej sezonit të ardhshëm 2026/27.
Poll
