Djed Spence
Ditët në vijim Inter do të paraqesë një ofertë zyrtare tek Tottenham për mbrojtësin Djed Spence. Anglezi shihet si zëvendësuesi ideal i Denzel Dumfries.
Pas dështimit për të transferuar Marco Palestra dhe Anan Khalaili në San Siro, zikaltërit janë të gatshëm të mbyllin sa më shpejt marrëveshjen për Spence. Klubi anglez kërkon jo më pak se 35 milionë euro për të lënë të lirë 25-vjeçarin.
Spence bëri një paraqitje shumë të mirë në botëror dhe duket se kjo i ka bindur drejtuesit e Inter të kenë atë prioritet. Për mbrojtësin Serie A nuk është një kampionat i panjohur pasi ai ka luajtur për Genoan për një sezon në vitin 2024.
Poll
