Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E KRYER/ U largua nga kuqezinjtë pasi u kap me trajnerin, ish-i i Milanit i "tradhton" dhe firmos me rivalët e Serie A

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ U largua nga kuqezinjtë pasi u kap me trajnerin, ish-i i Milanit i
Rafael Leao dhe Alex Jimenez

Alex Jimenez mund të quhet praktikisht futbollisti më i ri i Fiorentinës. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka rënë dakord të lërë përfundimisht ekipin e Bournemouth në Premier League për t'iu bashkuar skuadrës "vjollcë" në Serie A, me formulën e huazimit dhe të drejtën e blerjes për 20 milionë euro.

Për 21-vjeçarin ky është një rikthim në kampionatin italian, pasi më parë ka luajtur për Milanin në sezonin 2024/25. Një vit më pas, spanjolli u kap keq me trajnerin Max Allegrin për shkak të mungesës së aktivizimit në fushën e lojës, duke e detyruar të largohej drejt Premier League-s angleze. 

Kujtojmë se Jimenez fillesat e karrierës i ka patur te moshat e Real Madridit, por pa mundur të dëshmojë veten tek ekipi i parë i madrilenëve.

Poll

Lexo gjithashtu