Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Inter nuk e llogarit më në projektin e ri, Kristjan Asllani në kërkim të një aventure të re

Shkruar nga NEWSPORT
Inter nuk e llogarit më në projektin e ri, Kristjan Asllani në
Kristjan Asllani-Benjamin Pavard

Sipas mediave italiane, Interi po ndjek një stategji për merkaton në hyrje varet nga largimet e lojtarëve që janë jashtë planeve të klubit.

Mes emrave që pritet të largohen janë Kristjan Asllani dhe Benjamin Pavard. Agjenti Federico Pastorello zhvilloi një takim me drejtuesit e klubit zikaltër, ku mori detyrën për të gjetur oferta konkrete për transferimin e tyre.

Interi i vlerson të dy lojtarët me një shumë që varion nga 12 deri në 15 milionë euro. Pistat më konkrete vijnë nga jashtë italisë, por nuk përjashtohet dhe mundësia për një transferim në Arabinë Saudite. Mbetet për të parë se cili do të jetë destinacioni i radhës për Kristjan Asllanin, ndërsa java në vijim pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e mesfushorit shqiptar.

Poll

Lexo gjithashtu