Ardon Jashari do të qëndrojë te Milani, së paku në fazën përgatitore që do të zhvillohet në drejtimin e trajnerit të ri, Ruben Amorim. Sipas gazetarit Gianlucia Di Marzio, mesfushori shqiptar do të mbetet në “San Siro”, pasi tekniku portugez e sheh në qendër të projektit të tij që do të zbatohet për sezonin e ardhshëm.
Pas takimit që u zhvillua mëngjesin e ditës së sotme, agjenti i futbollistit dhe drejtuesit e kuqezinjve ranë dakord që Jasharit t'i jepet një tjetër shans gjatë kësaj faze, përpara se të nisë kampionati në Serie A.
Të njëjtën gjë do të bëjë edhe vetë 23-vjeçari i cili ka kthyer mbrapsht interesimet e Romës dhe Atalantës për të provuar sërish veten nën urdhrat e trajnerit të ri. Kujtojmë Jashari është një transferim i kryer në kohën kur ishte drejtor sportiv, shqiptari Igli Tare, i cili e mori për 40 milionë euro nga Clube Brugge.
Nell'incontro in mattinata, il @acmilan ha ribadito agli agenti di Jashari l'importanza del centrocampista svizzero per Amorim. L'allenatore portoghese vuole valutarlo da vicino e per il momento non ascolterà offerte di mercatohttps://t.co/GX14syIXuT
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) July 2, 2026
