Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Botërori po ua “nxjerr bojën” trajnerëve, Koeman dhe dy të tjerë plotësojnë “valën” e dorëheqjeve (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Botërori po ua “nxjerr bojën” trajnerëve, Koeman dhe
Ronald Koeman - Trofeu i Kupës së Botës - Marcelo Bielsa

Nëse nuk ia del të përmbushësh qëllimet, largimi është aty në prag, madje duke të të shkaktuar edhe një “njollë të zezë” në CV-në e menaxhimit.

Kjo po ndodh momentalisht në Kupën e Botës, turneut më të madh global i cili krahas entuziasmit, energjisë, spektaklit dhe surprizave, ka në përbërje dhe risitë sa i takon, pankinave. Deri më sot, nëse marrim për bazë edhe zhvillimet e fundit, janë shkarkuar ose dorëhequr plot 5 trajnerë.

I pari e nisi Sabri Lamouchi, i cili mori vendimin e prerë për shkarkim nga Tunizia, pas humbjes së turpshme nga Suedia me rezultatin e thellë 5-1. Drejtuesit e federatës nuk e honepsën këtë disfatë dhe ia “faturuan” të gjithë pasojën e dëshpërimit. Në këtë pozicion, ai u zëvendësua nga Herve Renard, i cili në anën tjetër, nuk bëri më mirë se paraardhësi i tij.

I radhës që pësoi të njëjtin “skenar”, ishte Miroslav Koubek, i cili ra dakord me drejtuesit e federatës së Çekisë për ndërprerjen e menjëhershme të bashkëpunimit, pasi skuadra e tij përfundoi e fundit në grupin A.

Pak ditë më vonë, kësaj “vale” largimesh i shtohen edhe Hong Myong-bo (Korea e Jugut) dhe Steve Clarke (Skoci). Të dy japin dorëheqjen e menjëhershme pas eliminimit nga turneu.

Të fundit që pranuan të “ndanin rrugën” me Kombëtaren dhe të lironin stolin ishin Ronald Koeman i Holandës. Marcelo Bielsa i Uruguait si dhe Sebastian Beccacece i Ekuadorit.

Poll

Lexo gjithashtu