Kombëtarja e Tunizisë njoftoi mëngjesin e ditës së sotme se do të drejtohet nga Herve Renard. Francezi pason në këtë detyrë Sabri Lamouchin. Ky i fundit u shkarkua me vendimin e formës së prerë pas një mbledhje urgjente të bordit drejtues të federatës, si rrjedhojë e humbjes 1-5 nga Suedia.
Për të kuptuar se sa i shpeshtë është ky “fenomen” na duhet të kthehemi në vitin 1998, ku pikërisht e njëjta kombëtare, pra Tunizia hoqi Henryk Kasperczak. Dallimi i vetëm, është se ai u largua nga ky stoli pas ndeshjes së dytë, 0-1 ndaj Kolumbisë.
Të tjerë që kanë pësuar të njëjtin fat janë Cha Bum-kun nga Korea e Jugut, i shkarkuar menjëherë ende pa u larguar nga stadiumi për shkak të disfatave turpëruese ndaj Meksikës (1-3) dhe Holandës (0-5).
Po ashtu, përmenden Carlos Alberto Parreira nga Arabia Saudite, si dhe Bora Milutinovic nga Nigeria.
2/5 - Changements d'entraîneurs en cours de Coupe du Monde :
— OptaJean (@OptaJean) June 16, 2026
???????????????????????????? Écosse 1954
???????? Arabie Saoudite 1998
???????? Corée du Sud 1998
???????? Tunisie 1998
???????? Tunisie 2026
Spécialité. pic.twitter.com/MvQ3fE26Od
