Argjentina do ta nisë mbrojtjen e titullit Kampion Bote në ndeshjen kundër Algjerisë. Këtë ndeshjë në mënyrë të veçantë do ta përjetojë Leo Messi, për kapitenin kjo do të jetë ndeshja numër 200 me fanelën e “Albiceleste”.
Ishte viti 2005 ku Messi bëri debutimin me Argjentinën në ndeshjën kundër Hungarisë. Që nga ai moment kanë kaluar 199 ndeshje, 117 gola, 64 asiste, 16 380 minuta lojë dhe 4 tituj madhorë, Botërorin 2022, dy Copa America në 2021 dhe 2024 dhe Finalissima 2022.
Messi deri tani ka 26 ndeshje me Argjentinën në 5 botërorë, 39 ndeshje në Kupën e Amerikës, ndërkohë që numrin më të madh të sfidave me përfaqësuesen argjentinase e ka në kualifikueset botërore të Amerikës së Jugut, turne ku ka marrë pjesë në 72 ndeshje.
I vetmi që e kalon Messin me paraqitjet me kombëtaren është Cristiano Ronaldo me 228 ndeshje të zhvilluara me Portugalinë
