Luis de la Fuente dhe Lamine Yamal
Në prononcimin për media para ndeshjes ndaj Kepit të Gjelbër, trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente ka dhënë më shumë detaje për gjendjen shëndetësore të yllit Lamine Yamal.
“Lajmi i mirë është se Lamine është në formë dhe stërvitet shumë mirë. Është i disponueshëm, por nuk mund të aktivizohet kundër Kepit të Gjelbër, nuk duam të rrezikojmë”, tha “timonieri” i Spanjës, De la Fuente.
Në Grupin H, iberikasit janë së bashku me Uruguain, Kepin e Gjelbër dhe Arabinë Saudite. Përsa i takon favoritëve në “letër”, Spanja dhe Franca gjenden në krye te listës, por që fusha do jap verdiktin për kampionin në Botërorin e 2026-së.
Poll
