Jemi ende në ditët e para të Kupës së Botës 2026, por asgjë nuk është e qetë. Kjo jo për faj të ekipeve, stadiumeve apo arbitrave, por vendimit të drejtuesëve të FIFA-s.
Për çfarë bëhet fjalë konkretisht? FIFA me arsyejtimin e temperaturave të larta, ka vendosur që të ketë pushime gjatë ndeshjeve, pra në parim lojtarët të hidratohen.
Në mediat botërore, sikurse edhe nga vetë lojtarë të caktuar, është zbuluar “plani djallëzor” i institucionit më të rëndësishëm futbollistik në botë.
Bëhet e ditur se pauzat mes ndeshjeve, nuk kanë të bëjnë fare hidratimin, shuarjen e etjes apo freskimin nga i nxehti, por vetëm për marketing.
Jo vetëm kaq, iu janë dhënë direktivat arbitrave se kur duhet të nis ndeshja pas këtyre pauzave, jo kur janë gati ekipet, ama me përfundimin e komercialitetit.
