Pas dorëheqjes më 21 gusht të vitit 2024 nga Gjermania, kanë kaluar 662 ditë dhe Neuer u rikthye me “Pancerat” ndaj Kuraçao-s.
Të besuarit e Julian Nagelsmann fituan bindshëm 7 – 1, ama ende skepticizmi nuk mungon, pasi Kuraçao nuk konsiderohet niveli i duhur për të treguar “dhëmbët”. Portieri Neuer ka dhënë një pasqyrë më të qartë, aty ku emocionet e rikthimit nuk mund të mungonin.
“Prita kaq gjatë për këtë ditë dhe isha i vendosur të luaja. Ndihesha shumë mirë të isha në fushë me djemtë. Është gjithmonë shumë e rëndësishme të kesh një fillim të mirë në një turne të madh.
Luajtëm ndeshje të mirë dhe shënuam shumë gola. Lojtarët që erdhën nga stoli sollën energji pozitive. Nuk ndaluam kurrë së kërkuari golin e radhës. Tani do të analizojmë dhe do të shohim se çfarë mund të bëjmë më mirë në ndeshjet e ardhshme.
Goli i pësuar? Në fakt doja ta shpëtoja, por topi u devijua dhe distanca ishte shumë e afërt për të reaguar. Ishte thjesht për të ardhur keq”, u shpreh Neuer.
