Një avantazh i dyfishtë prej dy golash, por gjithçka mori rrjedhë tjetër pasi kundërshtari i dhuroi një surprizë të hidhur me dy gola të tjerë. Kështu rezultoi ndeshja e parë e Holandës përballë Japonisë, mbyllur në barazimin 1-1.
Pas ndeshjes, ka dhënë shpjegimet e këtij rezultati dhe trajneri i “Tulipanëve”, Ronald Koeman, i cili pranoi se kishte të bënte me një ndeshje të nivelit të lartë, duke e cilësuar po ashtu edhe si një “lojë shahu”.
"E nisët me barazim, jeni i kënaqur? Nëse eudhëheq dy herë, jo. Por mendoj se në fund, duke iu referuar dhe shanset nga të dyja kahet, pati momente shumë të mira. E dija që do të ishte një ndeshje e nivelit të lartë.
Ishte si një lojë shahu deri diku, po. Ju e patë edhe në anën e tyre. Diçka normale prej tyre është që të vendosin në presionin e lartë dhe këtë e bënë vetëm në momentin kur ishin prapa. Besoj se e bënë nga frika. Megjithatë, pavarësisht kësaj, u kujdesëm që të shënonim dy gola shumë të bukur.
Rezultati i parë i turneut, barazim? Është një rezultat, sigurisht. Ishte diçka e zakonshme nga Japonia pasi edhe ne e pamë se çfarë ekipi të fortë kanë. Ka shumë gjëra për të mësuar, por, kam parë po ashtu mjaftueshëm”, tha Koeman.
