Holanda dhe Japoni do të luajnë ndeshjen e parë të Grupit F. Sfida do të luhet në stadiumin “AT&T Stadium” në Teksas prej orës 22:00.
Trajneri Ronald Koeman dhe Hajime Moriyasu kanë publikuar formacionet që do të zbresin në fushë që nga minuta e parë.
Holanda dhe Japonia janë përballur vetëm një herë në historinë e Kupës së Botës para ndeshjes së tyre në Botërorin 2026. Në vitin 2010 në fazën e grupeve të Kupës së Botës në Afrikën e Jugut, ku Holanda fitoi 1-0 me gol të Wesley Sneijder.
FORMACIONET ZYRTARE:
Holanda: Verbruggen, Dumfries, Van Hecke, Van Dijk, Van de Ven, Gravenberch, de Jong, Reijnders, Summerville, Malen, Gakpo. Trajner: Ronald Koeman
Japonia: Suzuki, Ito, Taniguchi, Watanabe, Nakamura, Sano, Kamada, Doan, Maeda, Kubo, Ueda. Trajner: Hajime Moriyasu.
