Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Shpërblim "faraonik" për golin përballë Zvicrës, Katari çon në "qiellin e shtatë" mbrojtësin

Shkruar nga NEWSPORT
Shpërblim "faraonik" për golin përballë
Goli i Boualem Khoukhi përballë Zvicrës dhe automjeti Rolls Royce Phantom

Goli i shënuar nga Boualem Khoukhi në minutat e fundit të shtesës përballë Zvicrës, që i siguroi edhe 1 pikë në ndeshjen e parë të grupit B, nuk ka mbetur pa u shpërblyer nga një Fond Investimi me në qendër Katarin.

Siç raportojnë mediat botërore, mësohet se mbrojtësi do të përfitojë plot 3 milionë dollarë në kesh si dhe një automjet të tipit Rolls Royce Phanom të serisë VIII, e cila kap vlerat e 470 mijë dollarëve.

Në këtë mënyrë, ky fond zgjedh që kuptimin e golit ta jap edhe në formën e dhuratave, ndaj edhe tek Katari, oreksi vjen duke ngrënë dhe pritshmëritë duke ruajtur të njëjtën ecuri rezultatesh.

Poll

Lexo gjithashtu