Vitinha dhe Cristiano Ronaldo
Në një prononcim të fundit para mediave, mesfushori i Portugalisë, Vitinha, ka dhënë komentin e tij për një finale të mundshme mes luzitanëve dhe “Albiçelestëv” në Kupën e Botës.
“Po, e firmos që tani finalen Portugali – Argjentinë”, tha “regjisori” i PSG-së. Vitinha po përjeton formën më të mirë në karrierë, ndërsa së bashku me Bruno Fernandes pritet të jenë “kërcënim” për çdo rival me Portugalinë e tyre.
Protagonisti në fjalë është përmendur shpesh kohët e fundit për një kalim te Real Madrid, ku presidenti Perez i pëlqen tej mase aftësitë e 26-vjeçarit.
Poll
