Një moment i paharrueshëm ka emocionuar rrjetet sociale, influencuesja e futbollit Celine ndau takimin e saj me yllin portugez të futbollit, Cristiano Ronaldo.
Në një postim emocionues, ajo tregoi se Ronaldo ka qenë idhulli i saj që nga fillimi i rrugëtimit në futboll dhe burimi kryesor i motivimit për të punuar fort, për të besuar në vetvete dhe për të mos u dorëzuar kurrë. Sipas saj, takimi me legjendën portugeze ishte një ëndërr e bërë realitet.
Në videon e publikuar, Celine shihet e emocionuar kur sheh dhe përqafon Ronaldon gjatë grumbullit të kombëtares portugeze. Ajo falenderoi futbollistin për mirësinë e treguar, si dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur në rrugëtimin e saj sportiv.
“Ky është një ditë që nuk do ta harroj kurrë”, shkroi ajo, duke shtuar se surpriza të tjera priten në ditët në vijim.
View this post on Instagram
