Dusan Vlahovic dhe Ernest Muçi
Në bazë të raportimeve të fundit që vijnë nga “La Gazzetta dello Sport”, gjigantët e Galatasaray, jo vetëm që kanë nisur kontaktet me sulmuesin Dusan Vlahovic, por edhe kanë gjetur marrëveshjen për kalimin, 10 milionë euro pagë.
Nëse ky kalim ndodh, do të ketë “përplasje” në fushë me sulmuesin e Kombëtares, Ernest Muçi, i cili luan te Trabzonspor. Me Juventusin, sulmuesit serb i ka përfunduar kontrata, çka do të thotë se ka të drejtë të kalojë te çdo klub.
26-vjeçari u transferua te Juventusi në janarin e vitit 2022, ndërsa kurrë nuk e bëri liderin te “Zonja e Vjetër”.
View this post on Instagram
Poll
