Nëse deri më sot, klubet kanë zgjedhur mënyra të ndryshme për të realizuar shitjet e futbollistëve, këtë herë sistemi do të ndryshojë dhe kjo për shkak të vendimit që ka marrë FIFA.
Bëhet fjalë për klauzolën, shifrën fikse të përcaktuar në kontratë e cila shpesh herë neglizhohet apo shmanget nga këto klube për t’i rritur vlerën lojtarëve që kanë në organikë, veprim i cili sjell edhe shtim të konkurrencës, si dhe përfitim më të madh mbi çmimin real të kartonit.
Për këtë arsye, ndaj çdo futbollisti që ka firmosur një kontratë të vlefshme me një klub respektiv do t'i kërkohet edhe vlera e kartonit të tij referuese. Këto ndryshime janë të përcaktuara për të hyrë në fuqi prej janarit të vitit të ardhshëm, pra atë 2027.
