Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Akuzat për lidhje me bastet në Rusi, Andrea Pirlo “thyen” heshtjen: Kam zbatuar ligjin, falenderoj për Maldinin dhe Leonardon për...

Shkruar nga NEWSPORT
Akuzat për lidhje me bastet në Rusi, Andrea Pirlo “thyen”
Andrea Pirlo

Prej ditësh po përflitet për një situatë kaotike që ka përfshirë Federatën italiane të Futbollit dhe Andrea Pirlon, për të cilët u mendua fillimisht se ishte arritur dakordësia në parim që trajneri të ulej në stol për të pasuar të larguarin Gennaro Gattuson.

Mirëpo, disa detaje që lidhen me një rol të 47-vjeçarit si ambasador i një kompanie në Rusi që merret me bastet, diçka që ndalohet rreptësisht në aspektin politik për një figurë që pretendon të drejtoj një kombëtare si Italia.

Së fundmi, vetë Pirlo ka zgjedhur që ta thyejë heshtjen dhe këtë e ka bërë përmes një postimi në rrjetin e tij social në Instagram, ku sqaron gjithë të vërtetën e kësaj historie, ndërsa shprehet se sido që të përfundojë, do t’i mbetet falenderues Maldinit dhe Leonardos që besuan tek ai.

POSTIMI:

"Gjatë ditëve të fundit, kam qenë dëshmitar me hidhërimin më të madh lidhur me një debat të zhvilluar rreth emrit tim dhe mundësisë që të shërbej si trajner i kombëtares italiane. Me gjithë respektin për institucionin, Federatën dhe të gjithë ata që janë përfshirë, kam zgjedhur që të mbaj qetësinë. Megjithatë, e ndjej si detyrë që t’i qartësoj disa gjëra.

Përgjatë karrierës sime, fillimisht si lojtar dhe më pas si trajner, i kam kryer të gjitha aktivitetet në përputhje me të gjitha ligjet e vendeve në të cilat kam punuar dhe kontratat që kam nënshkruar. Bashkëpunimi profesional i cili është vënë në qendër të polemikave të fundit, ka lindur në kontekstin e karrierës sime në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe është ekskluzivisht i natyrës tregtare dhe sportive. Ndaj dhe t’i atribuosh rëndësi politike këtij bashkëpunimi do të nënkuptonte të më atribuosh bindje që nuk i kam shprehur kurrë dhe që nuk janë të miat.

Duhet të falenderoj Maldinin dhe Leonardon për nderimin dhe besimin që kanë shfaqur tek unë. Jam i vetëdijshëm për ekspertizën, profesionalizmin dhe dashurinë që ata i kanë dedikuar gjithmonë futbollit italian. Ndjej keqardhje që një vendim sportiv u zvarrit shpejt në një debat publik që përfundoi duke më atribuar mua kuptime dhe mendime që s’janë të miat. Dashuria ime për Italinë nuk varet nga asnjë pozicion. Është pjesë e historisë, identitetit tim, dhe do të mbetet gjithmonë me mua.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu