Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Mike Maignan pranë largimit nga Milan?! Portieri “fshin” papritur kuqezinjtë, tifozët ngrenë dyshime

Shkruar nga NEWSPORT
Mike Maignan pranë largimit nga Milan?! Portieri “fshin”
Mike Maignan

Mike Maignan mund të jetë një prej lojtarëve që mund të largohet nga Milani në këtë merkato të verës. Spekulimet shtohen edhe më shumë për portierin francez, pas një veprimi në profilin e tij në Instagram, duke fshirë gjithçka që e lidh atë me kuqezinjtë.

Çfarë vihet re është se francezi ka hequr edhe detajin që e identifikon atë si lojtar të Milanit, ndërsa postimet nuk figurojnë.

Ndoshta, ky veprim mund të jetë një zgjedhje e tij personale, por mund të përbëjë edhe një sinjal më shumë drejt një largimi hipotetik nga “Djalli”.

Kujtojmë se në kampin kuqezi, shumë ndryshime kanë ndodhur, si në stafin drejtues edhe tek kontigjenti aktual, teksa priten të tjera zhvillime ku e mundshme është edhe ideja që një emër i madh të lë përfundimisht ekipin.

Mike Maignan pranë largimit nga Milan?! Portieri “fshin”
 


 

 

Poll

Lexo gjithashtu