Alessando Bastoni-Yaan Bisseck
E ardhmja e Yan Bisseck do të vazhdojë të jetë e lidhur me ngjyrat zikaltër. Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Interi ka arritur një marrëveshje verbale me mbrojtësin për rinovimin e kontratës.
Kontrata e re do ta mbajë mbrojtësin gjerman në Milano deri në qershor të vitit 2031. Bisseck ka pranuar kushtet e reja financiare dhe zgjatjen e marrëveshjes ekzistuese.
Edhe pse firma zyrtare nuk pritet të ndodhë në mënyrë të menjëhershme, hapat formalë pritet të kryhen gjatë ditëve në vijim për të finalizuar gjithçka.
Poll
