Rafael Leao e ka të sigurt largimin nga Milan këtë merkato verore, teksa pritet të mësohet destinacioni. Një nga klubet që u përfol për interesim serioz, ishte “gjiganti” i Stambollit, Fenerbahce.
Madje, u tha se klubi i Superligës turke ka ofruar 100 milionë euro për shërbimet e tij. Por me një reagim zyrtar të bërë së fundmi, Fenerbahce nga mohuar këto zëra merkato, duke “shuar” shpresat e tifozëve për një transferim të portugezit.
“Thashethemet se kemi paraqitur një ofertë prej rreth 100 milionë eurosh për Rafael Leaon, duke marrë parasysh si tarifën e transferimit ashtu edhe pagën e lojtarit janë të pavërteta. Asnjë ofertë e tillë nuk i është bërë lojtarit ose klubit të tij”, shkruhet në njoftimin e klubit turk.
View this post on Instagram
