Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Milan në mëdyshje për Christian Pulisic, klubet e Premier League gati të përfitojnë nga shërbimet e amerikanit

Shkruar nga NEWSPORT
Milan në mëdyshje për Christian Pulisic, klubet e Premier League
Christian Pulisic

Gjatë muajve të fundit është përfolur për një rinovim të Christian Pulisic me Milanin. Klubi kuqezi mendonte se bashkëpunim mes dy palëve do të ndodhte pas mbarimit të Kupës së Botës.

Kontrata e amerikanit skadon në qershor të vitit 2027 dhe shumë klube të mëdha në europë janë të interesuar për të. Sipas mediave britanike tre klube të mëdha në Premier League janë gati të transferojnë Pulisic. E para që ka shfaqur interes është Manchester United, “Djajtë e Kuq” kanë paraqitur një ofertë prej 64 milionë eurosh, ndërsa Arsenal dhe Tottenham janë akoma në fazë bisedimesh.

Milan është në mëdyshje për këtë operacion pasi e mendon Pulisic si një nga pikat kyçe të projektit të ri të Ruben Amorim. Një shumë e kënaqshme do ti bënte drejtuesit që ta linin të lirë sulmuesin të largohej.

Poll

Lexo gjithashtu