Një çështje e re ka përfshirë opinionin publik, duke krijuar një skenar të papritur për Paolo Maldinin. Lidhjet e Andrea Pirlos me kompaninë e basteve ruse Fonbet ku ai shërben si ambasador global dhe me oligarkun Sergey Lomakin president i United FC kanë hapur një debat të gjerë kombëtar, duke e vendosur Maldinin në një pozitë të vështirë për shkak të çështjeve politike mes Italisë dhe Rusisë.
Pas polemikave të krijuara, Maldini po vlerëson seriozisht mundësinë e një hapi pas nëse Andrea Pirlo nuk zyrtarizohet si trajneri i ri i “Axurrëve”. Kreu i FIGC, Giovanni Malago ka kërkuar një shqyrtim më të gjerë të situatës së Pirlos dhe kompanisë së basteve.
Malago ka propozuar dhe emra si Mancini apo Conte, të cilët megjithatë kanë marrë një përgjigje negative nga drejtori teknik, pasi ky i fundit kërkon një trajner modern që mbështet një projekt afatgjatë.
Përplasjet dhe situata e krijuar mund të gjejnë një zgjidhje përmes ndërmjetësimit të mundshëm të Leonardos, i cili mund të luajë një rol kyç në këtë ngërç institucional.
