Fenerbahce ka arritur marrëveshjen me Mallorcan për shërbimet e Vedat Muriqit. Tashmë është e kryer dhe sulmuesi dardan do të rikthehet në Turqi, pikërisht tek nënkampionët e Turqisë, për një shifër që prek 15 milionë eurot.
Kjo do të jetë hera e dytë që Muriqi do të veshë fanellën e gjigantit turk, pasi më parë ka luajtur në sezonin 2019/20. Këtë herë është Aziz Yildirim, presidenti i sapozgjedhur i klubit nga Feneri që ka bindur 32-vjeçarin të firmosë për verdhezinjtë.
Kujtojmë se sezonin që lamë pas, sulmuesi i Kosovës theu rekorde historike me spanjollët pasi shënoi plot 23 gola dhe dhuroi vetëm 1 asist në 37 paraqitje. Ai barazoi legjendarin Samuel Eto për futbollistin që ka realizuar më së shumti për këtë ekip.
