Zion Suzuki
Paris Saint-Germain ka shfaqur interesim serioz për portierin japonez, Zion Suzuki, i cili ka tërhequr vëmendjen e klubit francez pas paraqitjeve të mira me klubin e Parmës po ashtu edhe në Kupën e Botës.
Sipas raportimeve nga “La Gazzetta dello Sport”, pas interesimit të hershëm nga Juventus dhe disa klubeve të Premier League, tani në garë është futur edhe PSG-ja. Parizienët e kanë vënë në shënjestër portierin 23-vjeçar dhe në rast të largimit të ndonjë prej portierëve aktualë qoftë edhe në formë huazim, interesimi pritet të shndërrohet në një lëvizje më konkrete.
Klubi francez po vlerëson nëse lojtari është gati për hapin e madh në karrierën e tij drejt një prej klubeve më të mëdha evropiane.
View this post on Instagram
Poll
