Australia ka mposhtur Turqinë, në sfidën e vlefshme për grupin D të Kupës së Botës. Takimi i zhvilluar në stadiumin “BC Place”, përfundoi me shifrat 2-0.
Golat për australianët u shënuan në dy fraksione të ndryshme të lojës. Ishte fillimisht Irankunda që shënoi në minutën e 27-të për t'i dhënë avantazhin të tijëve, përpara se Metcalfe të dyfishojë epërsinë në të 75-tën minutë.
Turqit u munduan të futeshin në lojë, por pa ia dalë të ndryshon rrjedhën e ndeshjes. Me këtë rezultat, Australia mban vendin e dytë në kuotën e 3 pikëve, po aq sa Shtetet e Bashkuara të Amerikës që kanë kryesimin me të njëjtën kuotë. Në anën tjetër, Turqia qëndron e treta në klasifikim, duke lënë të fundit Paraguajin.
GOLAT:
Goli i Irankunda (Australi 1-0 Turqi)
Goli i Metcalfe (Australi 2-0 Turqi)
