Ndeshja e dytë e grupit B midis Katarit dhe Zvicrës u mbyll në barazim. Ndeshja e luajtur në stadiumin "Levi's Stadium" në SHBA përfundoi me shifrat 1-1.
Golin e parë e shënuan zviceranët brenda pjesës së parë me 11 metërsh, me sulmuesin Embolo që u tregua i saktë duke kaluar në avantazh 1-0.
Pjesa e dytë e rezervoi golin e barazimit me Katarin që shënoi në fund të takimit me anë të Khoukhi në minutën e 92-të, duke shtangur ekipin e Granit Xhakës. Takimi u mbyll në shifrat 1-1 me "Helvetët" që ngecin për të marrë kreun e grupit B. Minuta pati edhe për Jasharin në fundin e takimit.
Në krye të grupit qëndron ekipi zviceran ndjekur nga Kanadaja, Katari dhe në fund Bosnja, me nga 1 pikë për secilën nga ekipet.
Goli i Embolo
Goli i Khoukhi
