Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Gjithçka ndodhi për punë sekondash, u përpoqa të...”, ylli i Portugalisë prek me rrëfimin për tragjedinë që i ndryshoi jetën: Vëllai s’po pushonte së qari

Shkruar nga NEWSPORT
“Gjithçka ndodhi për punë sekondash, u përpoqa
Cristiano Ronaldo & Joao Cancelo

Kanë kaluar shumë vite, por emocioni mbetet po i njëjtë. Joao Cancelo ka zgjedhur të hap zemrën në një intervistë të dhënë për gazetaren Alta Definicao, lidhur me ngjarjen tragjike që i ndryshoi përjetësisht jetën e tij.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, i cili aktivizohet te Barcelona dhe Kombëtarja e Portugalisë, u bë dëshmitar i vdekjes së nënës së tij në një aksident trafiku të ndodhur në vitin 2013.

“Ndodhi për punë sekondash, ato ma ndryshuan jetën përgjithmonë. Mbaj mend disa gjëra, britmën e fundit të nënës, të qarat e vëllait tim që ishte vetëm 8 vjeç.

U përpoqa të ngrija makinën për të nxjerrë nënën tima, por nuk ia dola. Thjesht s’munda. Gjithçka ishte kaq errësirë”, u shpreh i përlotur Cancelo.

Kujtojmë se Portugalia do ta luajë ndeshjen e parë përballë Republikës Demokratike të Congos, më 17 qershor që përkon me ditën e mërkurë prej orës 19:00.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu