Gjermani - Kuraçao
Prej orës 19:00, do të nis ndeshja Gjermani – Kuraçao, e vlefshme për Grupin E në Kupën e Botës. Ende pa zbritur ekipet në fushë, kjo përballje ka vendosur rekord botëror.
Kurrë në kompeticionin më madhor për kombëtare, nuk kishte ndodhur që dy vende pjesëmarrëse të kishin kaq hendek të madh në Kupën e Botës mes njëra-tjetrës.
Konkretisht Gjermani mban pozitën e 10-të në renditjen e FIFA-s, kurse Kuraçao e 82. Shanset që diçka e tillë të mos ndodh më në të ardhmen janë të mëdha, pavarësisht se Kupa e Botës sjell surpriza.
Për Kuraçaon, sot do të jetë debutimi në një kompeticion kaq madhor, e ku do të ishin të pakët ata që do e mendonin një arritje të tillë, prej një shteti me popullsi 185 mijë banorë.
Poll
