Kombëtarja e Spanjës duket se e ka gjetur mënyrën se si t’i bëjë ballë temperaturave të larta që po shoqërojnë Botërorin gjatë këtij edicioni.
Përmes një postimi të bërë publik në rrjetet e tyre sociale, Federata ka zbuluar metodën që do të ndihmojë lojtarët t’i rezistojnë të nxehtit dhe kjo përmes jelekëve të akullit që luftojnë “vapën e papërballueshme”.
Përgjegjësit që kanë bërë të mundur implementimin e kësaj metode shprehen se në momentin që “yjet” e Spanjës do të mbajnë këtë jelek, trupi shkon në rendimentin e duhur të temperaturës, duke lehtësuar “barrën” e të nxehtit dhe për të patur një stërvitje sa më optimale.
Krahas jelekut të akullt, lojtarët kanë në dispozicion dhe këpucë “të akullta” që normalizojnë temperaturën te këmbët e tyre në momentin që do të shkelin në tapetin e gjelbërt, gjithmonë në kuadrin e stërvitjeve.
View this post on Instagram
