Miroslav Klose dhe Martin Demichelis
Sipas raportimeve të fundit nga gazetari sportiv, Fabrizio Romano, ish-mbrojtësi i Bayern Munich, Martin Demichelis ka vendosur të bashkohet me Leipzig në Bundesligën gjermane.
Para disa muajsh, ku nuk kishte asgjë të sigurtë për vijëmsinë e Sylvinhos te Shqipëria, Demichelis u përfol si opsion për të marrë “frerët” te Kombëtarja, por që mbeti “hipotezë”.
Si trajner profesionist, 45-vjeçari argjentinas e ka nisur te moshat e Bayern Munich, për të vijuar te River Plate në Argjentinë, CF Monterrey (Kanda) dhe së fundmi te Mallorca. Në edicionin 2025-2026, Leipzig e mbylli në pozitën e 3-të të Bundesligës, zona Champions.
View this post on Instagram
Poll
