Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

E KRYER/ U përfol për largim, Bayern Munich rinovon kontratën me titullarin absolut

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ U përfol për largim, Bayern Munich rinovon kontratën me
Josip Stanisic, Thomas Muller, Michael Olise dhe Konrad Laimer

Bayern Munich është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje për zgjatjen e kontratës së Konrad Laimer. Sipas raportimeve të Bild, palët kanë bërë hapa përpara në negociata, pavarësisht mosmarrëveshjeve të mëparshme për aspektin financiar.

Mbrojtësi austriak, i cili ka kontratë deri në verën e vitit 2027, është një nga lojtarët më të rëndësishëm në skemat e trajnerit Vincent Kompany. Sezonin e kaluar ai zhvilloi 47 ndeshje në të gjitha kompeticionet, kryesisht në rolin e mbrojtësit të djathtë.

Laimer iu bashkua Bayernit si lojtar i lirë nga RB Leipzig në vitin 2023 dhe dëshiron të vazhdojë karrierën në "Allianz Arena". 29-vjeçari aktualisht ndodhet me kombëtaren e Austrisë, ku po përgatitet për Kupën e Botës 2026.

Poll

Lexo gjithashtu