Wehen Wiesbaden - Bayern Munich
Bayern Munich ka humbur miqësoren e parë të fazës përgatitore, përballë Wehen Wiesbaden. Sfida e zhvilluar në stadiumin “BRITA-Arena”, përfundoi me shifrat 2-1 në favor të vendasve.
Ekipi i Bundesliga 3 gjermane, e gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 10-të me anë të Ati Allah. Ndërkohë që Tom Bischof barazoi shifrat me një penallti në minutën e 58-të. Ndërsa në të 85-tën, falë edhe një gabimi të portierit Ulreich, Wehen çoi shifrat në 2-1 me Schleimer.
Vlen të theksohet se bavarezët nuk kishin yjet në ekip, përkundrazi “emra” anonimë, të cilët vinin nga ekipet zinxhir. Tom Bischof dhe Joao Palhinha, ishin të vetmit emra të njohur në ekipin rekordmen të Gjermanisë.
Poll
