Lorik Zhaku dhe Mauro Ribeiro janë afrimet më të fundit të njoftuara nga klubi i Bylisit. Ballshiotët i prezantuan dy futbollistët në rrjetet socaiale, duke i uruar mirëseardhjen për këtë fillim të ri në sezonin që po vjen në Kategorinë e Parë.
Vetëm një orë më parë, u komunikua transferimi i sulmuesit nga Portugalia, Ribeiros, me 23-vjeçarin i cili është produkt i ekipit të Portos, ndërsa ka luajtur po ashtu edhe me moshat e Benficëc dhe Rio Aves. Së fundmi, anësori i djathtë ka qenë pjesë e Leixoes dhe Marco 09.
Sakaq, edhe Zhaku, me pozicionin e mesfushorit, do të jetë një vlerë e çmuar për trajnerin e klubit, Arlind Rustemin. 18-vjeçari ishte pjesë e Rabotnickit në kampionatin maqedonas si dhe aktivizohet me kombëtaren e Maqedonisë, titullar me moshat U-19.
