Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA I

Sezonin e shkuar u shpallën kampionë, klubi i Kategorisë së Parë jep njoftimin e rëndësishëm

Shkruar nga NEWSPORT
Sezonin e shkuar u shpallën kampionë, klubi i Kategorisë së
Kategoria e Parë

Oriku zhvilloi paraqitje fantastike në sezonin e shkuar, duke u shpallur kampione e Kategorisë së Dytë në Grupin B. Ekipi jugor, u shpall kampione në atë kategori, duke siguruar ngjitjen një ligë më lart.

Duke nisur prej sezonit të ardhshëm, 2026/2027, Oriku do të militojë në Kategorinë e Parë. Ndërsa është vetë klubi që ka njoftuar nisjen e përgatitjeve për sezonin e ri, me ekipin që ka zbritur në fushë për t’u stërvitur.

“Pas një sezoni fantastik ku u shpallëm Kampionë të Kategorisë së Dytë (Grupi B), ka ardhur koha të zbresim sërish në fushë. KF Oriku nis zyrtarisht fazën përgatitore për sezonin e ri futbollistik 2026-2027. Ekipi ka udhëtuar drejt Maqedonisë për të nisur fazën intensive përgatitore.

Përpara nesh kemi ditë pune të palodhshme dhe disiplinë, me të vetmin qëllim: të jemi maksimalisht të gatshëm për sfidat që na presin në Kategorinë e Parë! Përkushtim total nga të gjithë, lojtarë, staf teknik dhe drejtues. Na priftë e mbara”, shkruan klubi i Orikut.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF ORIKU (@kf.oriku)

Poll

Lexo gjithashtu