Bylis - Apolonia
Pas rënies nga “Abissnet Superiore”, Bylis po rimëkëmbet, teksa ka nisur përgatitjet për sezonin e ri ku do të militojë në Kategorinë e Parë. Së fundmi, ballshiotët kanë luajtur edhe një ndeshje miqësore.
Byliss ka fituar përballë Apolonisë, një sfidë miqësore të cilën e ka dominuar nga fillimi e deri në fund. Dueli përballë fierakëve, ka përfunduar me shifrat 4-1 në favor të “bardhekuqve”.
Golat për Bylisin u shënuan nga Walisson, Riruai, Hodo dhe Adeduro. Një sinjal pozitiv ky për ballshiotët, të cilët e nisin fazën përgatitore me një fitore “poker”.
Poll
