Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Bayern Munich i mbyll derën Real Madridit, Hainer ia thotë troç presidentit për yllin e skuadrës: Florentino Perez mos të lodhet kot!

Shkruar nga NEWSPORT
Bayern Munich i mbyll derën Real Madridit, Hainer ia thotë troç
Herbert Hainer

Presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer, ka hedhur poshtë kategorikisht zërat për një largim të mundshëm të yllit të tyre, Michael Olise, drejt Real Madridit. Në një deklaratë të fortë për gazetën gjermane “BILD”, Hainer e bëri të qartë se klubi bavarez nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e lojtarit.

Një mesazhi i qartë ky për Florentino Perez. Hainer theksoi se Olise është pjesë e planeve afatgjata të klubit dhe nën një kontratë të rregullt. Në lidhje me interesimin e përfolur nga Florentino Perez, Hainer ishte ironik.

"Ne nuk jemi një klub shitës, nëse Perez dëshiron të dërgojë një ofertë gjë që nuk ka ndodhur deri më tani, atëherë ai mund t'ia kursejë vetes mundimin." deklaroi prerazi presidenti i Bayernit.

Me këto komente, Bayern Munich dërgon një sinjal të qartë se nuk ka asnjë negociatë në tryezë dhe se futbollisti mbetet një element kyç për sezonet e ardhshme në “Allianz Arena”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

Poll

Lexo gjithashtu