Drejtori Sportiv i Bayern Munich, Max Eberl
E ardhmja e drejtorit sportiv të Bayern Munich, Max Eberl, vazhdon të mbetet e pasigurt. Sipas mediave gjermane, këshilli mbikëqyrës i klubit pritet të marrë së shpejti një vendim për pozicionin e tij.
Raportohet se Eberl ka marrë një ultimatum dhe duhet të tregojë rezultate konkrete gjatë merkatos së verës. Drejtuesit kërkojnë që ai të ndërtojë një skuadër konkurruese, duke përmbushur njëkohësisht objektivat sportive dhe financiare të klubit.
Sipas raportimeve, gjatë kësaj jave është planifikuar një takim mes anëtarëve të këshillit mbikëqyrës, Max Eberl dhe Jan-Christian Dreesen. Në qendër të diskutimeve do të jenë lëvizjet në merkato dhe kandidatët që Bayern po ndjek për sezonin e ardhshëm.
Poll
