Paolo Maldini
Claudio Ranieri do të jetë drejtori teknik i ri i Federatës Italiane të Futbollit. Pas dorëheqjes së Paolo Maldinit, Federata në fjalë ia beson postin e rëndësishëm një ish-trajneri të njohur.
Claudio Ranieri
Kështu, pas emërimit të Roberto Mancinit si trajner, vjen radha e 74-vjeçarit si drejtor teknik, duke krijuar një fytyrë të re të Federatës së Italisë. Ranieri ka rënë dakord, ndërsa pritet firma dhe më pas zyrtarizimi.
Kujtojmë se Ranieri është i papunë që prej shkarkimit që klubi i Romës i bëri. Pikërisht në klubin kryeqytetas të Italisë, ai mbajti postin e Këshilltarit të Menaxhimit, por aventura zgjati pak.
View this post on Instagram
Poll






