Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E KRYER/ Italia rikthehet te “steka e vjetër” pa Maldinin, zbuloni kush do të ulet në stolin e kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Italia rikthehet te “steka e vjetër” pa Maldinin,
Roberto Mancini/ © Credits instagram.com/mrmancini10/

Italia i ka dhënë fund dilemës, sa i takon trajnerit të ri që do të ulet në pankinën e kombëtares. Është eksperti i merkatos, Fabrizio Romano që shkruan se Roberto Mancini është i përzgjedhuri i federatës italiane për të pasuar Gennaro Gattuson.

Shumë shpejt pritet të vijë edhe nënshkrimi i kontratës, për të vijuar më pas me prezantimin e tij para mediave. Kjo do të jetë hera e dytë për Mancinin që do drejtojë Italinë, pasi më parë ishte pjesë e “Azzurrëve” në maj të vitit 2018 e deri në gusht të 2023-it.

Në këtë periudhë, ai iu siguroi italianëve trofeun e Europianit të vitit 2020, por dështoi ta kualifikonte skuadrën në Kupën e Botës dy vite më vonë.

Duhet thënë se vetëm dje, Paolo Maldini dhe Leonardo dhanë dorëheqjet e tyre pasi presidenti Malago vendosi të mos emërojë në stol Andrea Pirlon, për shkak se ky i fundit ishte ambasador i një kompanie bastesh dhe për këtë arsye u rrëzua menjëherë si pistë, pavarësisht akordit në parim. 

Poll

Lexo gjithashtu