Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

“Ngrin” Egnatia pak orë para ndeshjes me Celjen, bastet e bëjnë të kryer eliminimin nga Champions

Shkruar nga NEWSPORT
“Ngrin” Egnatia pak orë para ndeshjes me Celjen, bastet e
Egnatia - NK Celje

Prej orës 20:15, Egnatia do të luajë shanset e saj për kualifikim përballë NK Celjes në transfertën e Sllovenisë. Takimi i parë u mbyll në barazimin 3-3 në Rrogozhinë, ndërsa në “Z’dezele Stadion” do tentohet gjithçka për gjithçka.

Lidhur me këtë sfidë, sa delikate po aq edhe vendimtare për ekipin e Nevil Dedes, kanë dalë edhe shanset reale për avancimin më tutje për të dyja skuadrat.

Sipas parashikimeve, kuota për fitoren e Egnatias shkon në 6.50, ndërsa Celje duket shumë më pranë suksesit, 1.44. Sakaq, një barazim kuotohet 4.33.

Kjo mbetet thjesht në statusin e një probabiliteti, pasi kampionët e Superiores do hyjnë në fushë për të “zhdukur” edhe matematikën e vetme që e nxjerr jashtë garës.

Poll

Lexo gjithashtu