Joey Kooij do të jetë gjyqtari i sfidës së sotme, mes NK Celjes dhe Egnatias, takimi i kthimit pasi i pari përfundoi me shifrat 3-3, në kuadër të kualifikueseve të Champions League, për turin e dytë.
Sa i përket qasjes që ai ndjek gjatë ndeshjeve, karakteri i tij është kryesisht autoritar dhe lejon që ndeshja të mbajë një ritëm të lartë, pa ndërprerje. Një avantazh ky për rrogozhinasit të cilët në sfidën e fundit guxuan shumë duke luajtur hapur ndaj rivalit, pavarësisht pësimit të golave.
Lidhur me dhënien e kartonave, holandezi ka dorë shtrënguese, pasi nuk e nxjerr lehtë prej xhepit, deri në momentin kur faulli konsiderohet serioz dhe i ndëshkueshëm. Në këtë prizëm, numri i kartonëve shkon nga 3-5 ndeshje.
DISA PREJ NDESHJEVE TË RËNDËSISHME KU KA VËNË DREJTËSI NË FUSHË:
Kualifikueset e UEFA Champions League: Shamrock Rovers – Sparta Praha, viti 2025.
UEFA Conference League: FC Copenhagen – Basaksehir (2-2), Fiorentina – Genk (2-1) fazë grupesh, Lille – Olimpija Ljubljana (2-0).
Superkupa e Holandës (2025): PSV Eindhoven Go Ahead Eagles (2-1).
