Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

Egnatia do fitoren në Slloveni, holandezët kanë “në duar” kualifikimin e rrogozhinasve

Shkruar nga NEWSPORT
Egnatia do fitoren në Slloveni, holandezët kanë “në
Egnatia në Champions League

Pas barazimit 3-3 në Rrogozhinë, Celje dhe Egnatia do të përballen mbrëmjen e së martës në ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Champions League. Sfida që do të zhvillohet në Slloveni, nis në orën 20:15.

Tashmë UEFA ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të gjykojë në këtë duel europian dhe vendimtar. Kështu, arbitër kryesor i kësaj sfide delikate do të jetë holandezi Joey Kooij.

Asistentët e tij do të jenë Dyon Fikkert dhe Murat Kucukerbir, ndërsa arbitër i katërt është emëruar Robin Hesgens. Edhe në dhomën e VAR-it janë dy holandezë të tjerë, Jeroen Manshot dhe Ricard Martens.

Poll

Lexo gjithashtu